Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjolla Morina: Kam rënë në dashuri

Fjolla Morina: Kam rënë në dashuri
September 20
15:22 2016

Fjolla Morina është duke marrë pjesë në spektaklin “Dance with me”. Që prej fillimit të tij, këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale foto dhe video nga provat e spektaklit.

Fjolla ka zbuluar diçka që ndoshta më parë nuk e keni ditur. Ajo ka postuar një foto nga spektakli i mbrëmshëm.  Në këtë foto, këngëtarja është në skenë duke vallëzuar me një nga balerinët e këtij spektakli dhe bashkangjitur me të shkruan:

“Kurrë nuk e kam provuar më parë, por një herë fillova të kërcej dhe kam rënë në dashuri me të”.

Duket se Fjollës është duke i pëlqyer shumë ky spektakël dhe kërcimi, duke e treguar hapur këtë pasion të ri të sajin. Ndoshta një ditë Fjollën do ta shohim në videoklipe teksa kërcen vals apo bën padjeshkat e një balerine profesioniste./Blitz.al/

fjolla

Komento
Shperndaje