Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjolla Morina i rikthehet dashurisë së vjetër dhe ne e pëlqejmë shumë

Fjolla Morina i rikthehet dashurisë së vjetër dhe ne e pëlqejmë shumë
November 18
09:52 2016

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, aktualisht është në kastin e edicionit të këtij viti të “Dance with me Albania” në Tv Klan. Në këtë program kemi parë një Fjolla shumë ndryshe, si nga look-u ashtu edhe nga sjellja. Ajo vajza paksa rebele dhe ekstravagante që jemi mësuar në klipe, në fakt është shumë e ëmbël, e urtë dhe jo me dëshirën për të qenë medoemos protagoniste.

Por për të qenë të sinqertë, na kishte munguar Fjolla e dikurshme, ndaj dhe kjo e fundit i ka bërë qejfin vetes dhe ndjekësve të saj duke u rikthyer te ngjyra brune e flokëve, pas një periudhe të gjatë që qëndroi bionde.

fjolla

Fjolla brune na kujton videoklipet e këngëve të saj, që e bënë ë njohur “FB” dhe “Jena bo tym”. Kjo ngjyrë shkon shumë me tiparet e rregullta në fytyrën e këngëtares.

Neve na pëlqen Fjolla në të dyja versionet, por ky rikthim në dashurinë e vjetër me flokët e errët na duket edhe më mirë se herën e parë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje