Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjolla dhe Albani festojnë sërish bashkë. Çfarë po ndodh mes tyre?

Fjolla dhe Albani festojnë sërish bashkë.  Çfarë po ndodh mes tyre?
November 24
09:26 2016

Fjolla Morina tashmë është e angazhuar në kompeticionin e vallëzimit “Dance with me”. Duket se ky program jo vetëm e ka rikthyer në vëmendjen e publikut shqiptar, por gjithashtu prej tij ka krijuar shumë miq. Njëri prej tyre është padyshim Alban Ramosaj.

Fjolla dhe Albani janë të vetmit shqiptarë nga Kosova të spektaklit “Dance with me” e duhet thënë që i shohim shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Jo vetëm gjatë programit, provave por edhe jashtë dyerve të Tv Klan, dy këngëtarët  shijojnë momente të bukura bashkë dhe është vetë Fjolla ajo që na i  tregon.

“Gëzuar për momentet e bukura me Alban Ramosajn!” –shkruan këngëtarja në foton e postuar në Instagram.

Ajo që të bën përshtypje më shumë nisur dhe nga postimet e mëparshme është se në takimet e mbrëmjeve, Albani dhe Fjolla janë gjithnjë të veshur shumë elegantë dhe në fotot që postojnë të krijohet  ideja se dyshja ka dalë në një takim.

Një javë më parë, Fjolla postoi një foto ku shfaqej në shoqërinë e këngëtarit Ramosaj dhe ku shkruante: “Sonte a po ma bani për hajër. Jom tuj u martu”.

Mos ndoshta duhet të fillojmë të dyshojmë te kjo shoqëri?/Blitz.al/

fjolla1 fjolla2

Komento
Shperndaje