Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalimi i Oprah Winfrey në “Golden Globes” është gjithçka ne vajzat duhet të dëgjojmë sot!

Fjalimi i Oprah Winfrey në “Golden Globes” është gjithçka ne vajzat duhet të dëgjojmë sot!
January 08
19:20 2018

Mbrëmjen e djeshme, teksa po ndaheshin çmimet “Golden Globes” në SHBA të gjithë folën për mënyrën se si gratë më të suksesshme të Hollyëood-it u bënë bashkë për kauzën “kundër abuzimit seksual të vjazave dhe grave” duke u sensibilizuar me njëra tjerën e në formë simbolike u shfaqën të gjitha me të zeza.

Në fakt prej muajsh tashmë e gjithë bota e televizionit dhe filmit është përfshirë nga një fushatë kundër abuzimit ndaj grave pasi disa të tilla morën iniciativën t’i flasin hapur abuzimet seksuale që u janë bërë gjatë gjithë kohës nga burra të pushtetshëm e që kanë pasur në një farë mënyrë në dorë karrierën e tyre.

U prit me padurim edhe fjalimi i moderatoes së njohur Oprah Winfrey që me anë të fjalës së saj bëri që gjithë vajzat e gratë të lotonin.

Ajo e nisi fjalimin e saj duke treguar historinë e një vajze më ngjyrë të quajtur Recy Taylor e cila u abuzua seksualisht nga dy burra të bardhë që në fakt nuk u akuzuan kurrë për këtë vepër që kryen. “Koha kur ata nuk ndëkohen më, ka marrë fund! Dua që të gjitha vajzat që po më ndjekin sot, të kuptonjë një herë e mirë se një epokë e re ka ardhur. Për një kohë të gjatë gratë nuk kanë paur mundësi të flasin dhe ndoshta e kur e kanë bërë, nuk janë dëgjuar sepse e vërteta e tyre nuk është vlerësuar kurrë. Zakonisht vlerësohen të vërtetat e burrave. Por kjo kohë ka marrë fund, ka marrë fund! Ka marrë fund falë gjithë atyre grave të mrekullueshme që po flasin të vërtetat e tyre e nuk i trëmben askujt si dhe falë disa meshkujve të jashtzakonshëm të cilët janë duke luftuar me sa kanë mundësi që ne gratë mos të kemi më asnjë shans që në të ardhmen të themi ‘edhe mua ashtu më ka ndodhur’!” – ka përfunduar ajo me shumë emocion fjalimin e saj që është konsideruar si më i veçanti i mbrëmjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje