Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalët emocionuese të presidentit Obama për gruan e tij na bëjnë të besojmë te dashuria e vërtetë!

Fjalët emocionuese të presidentit Obama për gruan e tij na bëjnë të besojmë te dashuria e vërtetë!
January 11
13:23 2017

Mbrëmjen e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka mbajtur fjalimin e tij të lamtumirës  para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Ky fjalim ka dhuruar shumë emocione te të gjithë ata që e kanë ndjekur. Në fund ai ka falënderuar me fjalë të veçanta njeriun më të afërt për të në këto tetë vite qeverisjeje, që e ka mbështetur dhe përkrahur në çdo moment, bashkëshorten e tij Michelle Obama.

E ulur në krah të vajzës, Malia, Michelle e dëgjonte bashkëshortin e saj të fliste për të me fjalë që kishin shumë ndjenja brenda. Një dedikim i tillë duket se ka prekur vajzën e çiftit, e cila gati ka shpërthyer në lot.

“Michelle LaVaughn Robinson, për 25 vitet e fundit ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe shoqja ime më e mirë. Ti more një rol që nuk e kërkove dhe e bëre tëndin,  duke i dhënë pak nga hiri që të karakterizon, kuraja, stili dhe humori i mirë. Ti e bëre Shtëpinë e Bardhë një vend që u përket të gjithëve. Një brez i ri ka objektiva më të larta, sepse ti je kthyer në një model. Ti e ke bëre vendin krenar”,- është shprehur Obama.

Këto fjalë kanë prekur vogëlushen Malia dhe vetë presidentin.

Por sigurisht që ai ka folur edhe për dy vajzat e tij, Malian dhe Sashan.

“Malia dhe Sasha, në rrethana të çuditshme, jeni bërë dy zonjusha të mrekullueshme, të zgjuara, të bukura, por më e rëndësishmja,  të mira dhe plot pasion.  Ju e keni veshur këtë barrierë të vëmendjes në mënyrën më të lehtë. Nga të gjitha gjërat që kam bërë në jetë jam më shumë krenar për faktin që jam babai juaj”,- ka shtuar presidenti.

Obama e ka shkruar vetë këtë fjalim shumë prekës, i cili është duartrokitur nga të gjithë pjesëmarrësit dhe admiruesit  e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje