Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalë kaq romantike nuk keni dëgjuar kurrë nga Ermali. Ami nxjerr më të mirën prej tij…

Fjalë kaq romantike nuk keni dëgjuar kurrë nga Ermali. Ami nxjerr më të mirën prej tij…
January 17
19:17 2018

Jemi mësuar ta shohim gjithnjë si personin që në raste të rralla mund ta marrësh seriozisht, që bën humor me gjithçka dhe komenton batuta pikante në Instagramin e kolegëve të tij. Ermal Mamaqi rrallëherë bëhet serioz, aq më pak romantik, por pas 7 vitesh martesë duket se erdhi dita që moderatori i “Xing me Ermalin” të shprehë hapur dashurinë për bashkëshorten e tij, si rrallëherë.

Pak minuta më parë ai ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me Amin duke pozuar në një vend me dëborë, bashkangjitur së cilës shkruan:

“Lumturi, dashuri, gëzim, bekim, mrekulli, pasion.”

Epo gjithë këtë dashuri e ka vetëm për atë, Amarda Toskën bashkëshorten e  tij e cila shumë shpejt do ta bëjë Ermalin baba për herë të dytë. Dashuria është në ajër!/Blitz.al/

Shperndaje