Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fiu fiu! E re, “fit” dhe mami për së mbari!

Fiu fiu! E re, “fit” dhe mami për së mbari!
May 16
15:48 2017

Disa prej personazheve shqiptare dikur i shihnim si vajza me një trup perfekt, ndërsa sot i shohim përsëri me të njëjtat forma fizike si mama të reja.

Pak kohë më parë, këngëtare, moderatore, modele janë bërë nëna, por kjo nuk ka ndikuar aspak në linjat e tyre trupore dhe madje kilogramët e marrë gjatë lindjes nuk janë një problem për to.  Personazhet e mëposhtme për një kohë të shkurtër kanë arritur të jenë përsëri “fit”, madje edhe vajzat e reja i kanë zili.

Edhe pse janë me fëmijë të vegjël, ato gjejnë kohën për t’u kujdesur për veten, ndaj një “big up” për to.

Suada Sherifi

8 muaj më parë, Suada Sherifi solli në jetë vogëlushen e saj, Deizin. Për më pak se një vit, mami Suada është rikthyer në format e saj të dikurshme. Normalisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke qenë se ajo ka qenë modele dhe format e mira kanë qenë obligimi kryesor për të.

Nora Istrefi

Nora Istrefi 2 vjet më parë është bërë nënë për herë të parë. E vogla e saj, Renee, nuk u bë pengesë për Norën që të humbte për pak kohë kilogramët e marra. Madje nëpër rrjetet sociale këngëtaren e shohim se është e apasionuar pas palestrës dhe sigurisht kjo gjë e ka ndihmuar shumë.

Emina Cunmulaj

Emina Cunmulaj është nëna e një vajze 1-vjeçare. Gjatë shtatzënisë, modelja postonte shumë foto duke treguar se nuk kishte shtuar shumë peshë. Por pas lindjes, ato pak kilogramë u zhdukën menjëherë. Duke qenë se Emina ka pasur forma shumë të mira, kilogramët e marra gjatë lindjes ndoshta e “mbysnin” atë.

Bora Zemani

Bora Zemani është nënë e Arborit 2-vjeçar. Ajo është moderatore e një emisioni sportiv, kështu që edhe mbajtja në formë e trupit të saj është një gjë shumë e rëndësishme. Pak kohë pas lindjes, Borën e pamë përsëri fit dhe fiks si një vajzë të re.

Xhemi Shehu

Xhemi Shehu është një ndër nënat që duhet t’i duartrokasësh. Ajo ka dy djem: Martinin 5-vjeçar dhe Gabrielin 2-vjeçar. Ndonëse ka kaluar dy shtatzëni, kjo gjë nuk e ka penguar moderatoren të arrijë të qëndrojë në një peshë të mirë dhe në forma perfekte.

Argjentina Ramosaj

Këngëtarja nga Kosova, Argjentina Ramosaj, është një tjetër mama fit. Ajo ka sjellë në jetë birin e saj, Noah, 2 vjet më parë dhe për një hark të shkurtër kohor ka arritur të rikthejë trupin e saj në formë.

Çiljeta Xhilaga

Mami i Fernandos, Çiljeta, nuk mori shumë peshë gjatë shtatzënisë. Por gjithsesi disa kilogramë duhej t’i hiqte edhe ajo. Kjo nuk ishte aspak e vështirë për këngëtaren, pasi me një stërvitje intensive ka arritur rezultate të shkëlqyera. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje