Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fituesja e Eurovisionit Netta sulmon Eleni Foureiran: “Performanca ishte fallco, Eleni është për të kënaqur sytë jo veshët”

Fituesja e Eurovisionit Netta sulmon Eleni Foureiran: “Performanca ishte fallco, Eleni është për të kënaqur sytë jo veshët”
May 24
13:08 2018

Këngëtarja e Izraelit Netta, e cila u shpall fituese e Eurovzionit u komentua shumë jo vetëm për stilin e saj por edhe për deklaratat që ka dhënë pas festivalit.

Fillimisht Netta deklaroi se është kërcënuar nga shqiptarët dhe tashmë në një konferencë ka folur për Eleini Foureirën, e cila doli në vend të dytë. Sipas saj performance e Elenit ishte fallco. Veç kësaj këngëtarja është shprehur se përfaqësuesja e Qipros ishte vetëm për të kënaqur sytë dhe jo veshët.

“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time.

Isha gati që Eleni të fitonte, s’do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu…Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër…Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarte. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë”, është shprehur Netta./Blitz.al/

Komento
Shperndaje