Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fituesja e çmimit të parë rikthehet në “Kënga Magjike”…

Fituesja e çmimit të parë rikthehet në “Kënga Magjike”…
October 29
18:15 2016

Në “Kënga Magjike” duket se këtë vit do të rikthehen shumë artistë, të cilët i kishin munguar prej shumë vitesh kësaj skene. Një prej tyre është edhe ish-fituesja e çmimit të parë, Eliza Hoxha. Ka qenë vetë këngëtarja që e ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale, duke zbuluar gjithashtu edhe titullin e këngës, “Vendi im”.

“Të dashur miq, pas 4 vitesh po kthehem te “festivali magjik”. Këtë herë me një baladë të punuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekstin tim. Kënga mban titullin “Vendi im” dhe është një rrëfim për shpresën e humbur të njerëzve dhe jo vetëm në Kosovë a në Shqipëri, apo?!… Sot shumica nga ne synojmë vendet tjera për ta përmbushur veten, ka edhe të tillë që ikin për të shpëtuar kokën. Ku po shkon bota… njerëzimi… dashuria…? Është këngë shumë personale dhe besoj se secili nga ne mund ta gjejë një copë jete apo një copë të vetes brenda saj”, – shkruan Eliza në profilin e saj në Facebook.

Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu kanë qenë fituese të çmimit të parë në “Kënga Magjike 2009”, me këngën “Rruga e zemrës”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje