Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fituesit që janë kundërshtuar nga publiku

Fituesit që janë kundërshtuar nga publiku
October 19
16:33 2016

Shpesh ndodh që publiku të mos  jetë dakord me çmimet e para të shumë kompeticioneve që janë zhvilluar në Shqipëri.  Në shumë festivale, reality show e spektakle vallëzimi, personazhet që kanë arritur të dalin fitues të çmimit të parë shpesh nuk kanë gëzuar përkrahjen e publikut, madje edhe në rastet kur ka qenë vetë populli ai që i ka votuar.  Ka pasur disa raste të tilla që këta triumfues janë kundërshtuar.

Nëse do ta nisnim nga një kompeticion muzikor të gjithë besojmë e mbajnë mend “The Voice of Albania 1”. Si edicioni i parë i këtij formati pati vëmendjen e një numri të madh shikuesish, megjithatë finalja mund të themi se krijoi debat lidhur me fituesin. Marsela Çibukaj dhe Rina Bilurdaku ishin dyshja e fundit në konkurrim. Fituese u shpall Rina Bilurdaku, megjithatë publiku u zhgënjye, pasi shumë prisnin që të fitonte Marsela Çibukaj.

2

“Big Brother Albania” është një reality show i cili për disa vite ka tërhequr me mijëra shikues. Në edicionin e tij të pestë, përballja mes Liamit dhe Arbrit në finale dhe  fitorja e këtij të fundit ka ngjallur jo pak debat në publik, duke qenë se ai ishte një konkurrent i cili ishte futur javët e fundit në shtëpinë e “Big Brother”.

3

“Top fest” ka qenë një nga festivalet muzikore më të ndjekur në Shqipëri dhe prej tij kanë dalë shumë hite që ende dëgjohen edhe sot. Fitorja e Greta Koçit me “Sa më lodhe” përballë Tunës me “Bileta” , Ponit me “Si trëndafil” e shumë këngëtarëve të tjerë u kundërshtua fort nga publiku.

4

Në një tjetër festival muzikor, “Kënga magjike”, ku fituesi përzgjidhet nga votat e kolegëve, fitorja e Mira Konçit me “E pathëna fjalë” ka hasur në kundërshti nga publiku, ndërkohë që në vend të dytë është renditur një nga këngët më të dëgjuara të Aleksandër Gjokës, “Kuturu”. Në fund të spektaklit, kur këndohet kënga fituese, publiku u ngrit dhe la sallën pa e dëgjuar këngën që fitoi çmimin e parë.

5

“Dancing With the Stars” në edicionin e tij të parë, si ndër të parët programe  të kërcimit në Shqipëri, u ndoq nga publiku, por fitorja e Oni Pustinës mund të quhej një surprizë për të gjithë shikuesit. Duhet thënë që në netët e spektaklit Oni nuk ka shkëlqyer në performancat e tij.

6

Konkurset e bukurisë  gjithashtu janë kundërshtuar shpesh nga publiku. Një nga rastet më të kritikuara nga ana e publikut ka qenë dhënia e kurorës së bukurisë Venera Mustafës si “Miss Shqipëria 1999”.

8

Para pak kohësh, një tjetër rast kundërshtimi ka qenë fitorja e modeles argjentinase si “Miss Kosova 2016”. Të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se kurorën e meritonte një shqiptare.

7

Eurovizioni është një nga kompeticionet më të rëndësishme ku prej vitesh Shqipëria merr pjesë. Një nga rastet më të diskutuara ka qenë pjesëmarrja e Elhaida Danit dhe ndryshimi i këngës përfaqësuese. Fillimisht Elhaida konkurroi në festivalin e fundvitit me këngën “Diell” e më vonë ajo mori pjesë në Eurovizion me “I’m alive”. “Diell” nuk u pëlqye fillimisht nga publiku, gjë që e detyroi  këngëtaren ta ndryshonte.

Këto janë disa nga rastet  kur publiku nuk ka qenë dakord me fituesit.

1

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje