Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fitorja e Kosovës në ndeshjen miqësore me Shqipërinë sapo i dha një dorë të mirë parash Noizy-t

Fitorja e Kosovës në ndeshjen miqësore me Shqipërinë sapo i dha një dorë të mirë parash Noizy-t
May 30
09:53 2018

Siç dhe e dini, mbrëmjen e djeshme është mbajtur një nga ndeshjet më emocionuese të futbollit për ne shqiptarët. Kombëtarja kosovare dhe ajo e Shqipërisë, u ndeshën së bashku duke rezultuar në një fitore 3 me 0 për Kosovën. Në këto raste, duke qenë se të gjithë futbollistët në fushë janë shqiptarë, s’para ka hatërmbetje, veçse mbështetje për të dyja palët dhe ashtu ndodhi.

Andej nga labeli “OTR” kishin vendosur që kësaj ndeshjeje t’i jepnin dhe pak më tepër adrenalinë. Noizy kishte vënë bast se fiton Kosova ndërkohë që Varrosi kishte vendosur bast për fitoren e Shqipërisë.

Duke qenë se ka qenë Noizy ai që ka fituar një dorë të mirë parash nga një pikë bastesh në Tiranë, ka vendosur që biletën fituese ta ndajë në Instagram duke thënë “Leku tek leku shkon”, një shprehje kjo e përdorur rëndom nga ne shqiptarët.

Në fund ai ka vazhduar të bëjë shaka me Varrosin duke bërë sikur telefon kishte tufën me para të sapofituara ku thotë: “Varrosi humbi po s’ka gjë, fitova unë!”.

Epo, urime Noizy si djalë me fat që je. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje