Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fiton 61 000 euro dhe bie në dashuri me sfiduesen e tij, kjo e fundit tërhiqet nga gara

Fiton 61 000 euro dhe bie në dashuri me sfiduesen e tij, kjo e fundit tërhiqet nga gara
November 08
20:25 2018

Ka qenë mjaft emocionuese ajo çfarë ka ndodhur mes dy konkurenteve në emisionin e Gerry Scotti “Caduta Libera” . Dy konkurentë që ishin të pranishëm në lojë prej disa javësh kanë rënë në dashuri me njëri tjetrin.

Ata përveç se konkurentë  ishin edhe sfidues të njëri-tjetrit. Nicolo Scanzi u shpall fitues i sfidës ku arriti të çonte në shtëpi plot 61 mijë euro. Për korrektesë Valeria vajza e cila po e sfidonte është tërhequr nga gara dhe i ka dhënë atij një puthje.

Moderator i njohur ishte mjaft i lumtur për atë moment dhe për gjithçka që ndodhi në spektakël dhe u shpreh se ishte hera e parë në gjithë ato vite karrierë që i ndodhë diçka e tillë. Ai i tha çiftit se shpreson që kjo lidhje që nisi pikërisht në emisionin e tij të jetë sa më e gjatë dhe e bekuar. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje