Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fiori Dardha: Zoti na vuri notën 10 në provimin e jetës! Sot derdha lot gëzimi…

September 20
15:32 2016

Ditën e sotme, Fiori Dardha ka qenë bashkë me të ëmën në ambientet e një spitali. Gazetarja ka rrëfyer për të gjithë ndjekësit se sot nëna e saj ka kaluar një provim të rëndësishëm. Fiori ka rrëfyer më shumë duke treguar se nuk është hera e parë që ajo shkon në spital. Gjatë kësaj kohe ajo ka përjetuar ankth, stres dhe ka derdhur lot duke qenë e shqetësuar për nënën e cila, siç shkruan Fiori, tashmë ka fituar një luftë të madhe me shëndetin.

“Muajt e fundit më është dashur t’i frekuentoj shpesh spitalet e të takohem thuajse çdo ditë me mjekë. Sa lot, sa ankth, sa stres kanë parë e përballuar këta mjekë, që u është dashur të bëjnë psikologun për të na qetësuar! Edhe sot derdha lot, por ishin lot gëzimi! Sot familja ime mori notën 10 në një provim shumë të rëndësishëm: provimin për jetën!

Falë punës së palodhur, përkushtimit e dashamirësisë së këtyre mjekëve, mamaja ime fitoi një luftë të madhe!
Mirënjohje pafund për mjekët, infermierët, menaxherët e gjithë stafin e këtij spitali.

Zoti na ndihmoftë të gjithëve e na dhëntë shëndet!”- shkruan Fiori./Blitz.al/

 

Shperndaje