Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fiori Dardha ndan me fansat një kujtim shumë të bukur: Kam dhënë koncert me xhinset e djalit të tezes

Fiori Dardha ndan me fansat një kujtim shumë të bukur: Kam dhënë koncert me xhinset e djalit të tezes
February 17
12:06 2017

Fiori Dardhën aktualisht e shohim si moderatore në emisionin “Boom” dhe duhet thënë se ajo është shumë aktive edhe në rrjete sociale. Ndoshta ju nuk e dini, por në fëmijërinë e saj Fiori luante në violinë dhe një histori rreth kësaj eksperience ajo e ka rrëfyer në një shkrim në Instagram.

Siç zakonisht ndodh në familjet shqiptare, prindërit shpesh duan që të gjithë të dinë mbi pasionet dhe arritjet që fëmijët e tyre kanë në jetë. Ndoshta edhe juve ju ka ndodhur po ashtu si Fiorit, që kur vijnë miq në shtëpi, babi apo mami kërkojnë që të tregoni aftësitë tuaja më të mira, duke luajtur një instrument, duke treguar dëftesën e notave më të mira apo ndonjë aktivitet tjetër në të cilin ju jeni ndër më të mirët. Moderatorja ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet bashkë me motrën e saj duke luajtur në violinë.

“Foto e shkrepur vite më parë, kur unë e motra “detyroheshim” nga mami të jepnim koncert para miqve dhe miqtë ishin të detyruar të na dëgjonin për mirësjellje. Vetëm tani e besoj mamin tim për krenarinë që ndjente kur ne luanim në instrumente para miqve. Unë një batutë thotë Abeli dhe e shkruaj me vrap në Facebook nga kënaqësia.

P.S: Ishin vitet ’90. Nuk e kishim rregulluar ende shtëpinë.

P.S2:Xhinset që kam veshur ishin të djalit të tezes. Atij nuk i bënin dhe m’i fali”,- shkruan Fiori në Instagram.

Fëmijët janë padyshim krenaria më e madhe për prindërin ndaj edhe pse ndonjëherë nuk na pëlqen kur ata na mburrin tek të tjerët, duhet ti kuptojmë. Ata thjesht na shohin si më të mirët!

Komento

Shperndaje