Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fiori Dardha ka një mesazh për Çiljetën

Fiori Dardha ka një mesazh për Çiljetën
September 16
22:24 2016

Moderatorja Fiori Dardha, e cila ka ndjekur intervistën e këngëtares Çiljeta në emisionin “Zonë e lirë”, ka shprehur vlerësimin për të përmes një postimi të pak minutave më parë në Instagram.

E njohur me Çiljetën që në kohën e realizimit të emisionit të saj “Bla Bla Bla”, Fiori Dardha thekson se këngëtarja ka mbetur e njëjta, po aq e çiltër, po aq e qeshur. Ka mbetur njeri.

“E kam njohur Çiljetën shumë vite më parë, në kohën kur realizoja emisionin “Bla Bla Bla”. E çiltër, e qeshur, e thjeshtë! Përherë intervistat me të rezultonin të suksesshme! Përherë e dashur për publikun!
E shoh sërish sonte pas kaq vitesh. E njëjta Çiljetë! Janë të paktë personazhet që nuk i ndryshon fama e në këtë “zanat” është shumë e rëndësishme të mbetesh NJERI!”- shkruan Fiori Dardha. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje