Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fiori Dardha: Injorojini dhe shikoni si do t’ju vijnë nga mbrapa!

Fiori Dardha: Injorojini dhe shikoni si do t’ju vijnë nga mbrapa!
September 19
19:13 2016

Kohët e fundit, disa personazhe publike revoltohen dhe akuzojnë portalet online se janë duke cënuar privatësinë e tyre.

Moderatorja Fiori Dardha ka një përgjigje për VIP-at e revoltuar, që ndonjëherë i japin vetes më shumë rëndësi seç duhet.

Ajo ka postuar një foto në Instagram ku thuhet: “Në qoftë se është në internet nuk është më private”. Bashkangjitur me këtë, Fiori ka bërë një shkrim ku u drejtohet portaleve dhe u kërkon që të mos u japin rëndësi personazheve publike që kërkojnë privatësi.  Sipas saj, kur një personazh poston çdo gjë në rrjetet sociale është duke e cënuar vetë privatësinë e tij.

“Të dashura portale online!
A mundeni t’i dënoni me mospërfillje (qoftë edhe për pak kohë), të mos ndërtoni asnjë lajm e të mos publikoni asgjë për këto personazhet publike që ankohen shumë e shfryjnë pafund për median online se, me demek, persekutohen, humbasin lirinë, u cënohet privatësia e u dëmtohet reputacioni?
Do ta shihni pastaj se si nuk do lënë gur pa lëvizur, foto pa publikuar e statuse pa bërë, vetëm e vetëm që t’i ktheni në lajm.
Pa këtë lloj vëmendjeje nuk je në treg dhe këtë gjë personazhet publike e dinë shumë mirë.
Nuk prodhon askush aq shumë art në këtë vend sa të jetë në qendër të vëmendjes e të prodhojë lajm vetëm me punën e talentin e tij.
Ai personazh publik që kërkon privatësi absolute nuk publikon nëpër rrjete sociale gjëra personale, nuk provokon.
Askush nuk ta prek privatësinë nëse nuk u jep material.
Nuk ka VIP-a aq të mëdhenj në Shqipëri sa t’u vihesh pas, t’u hysh dhunshëm në hapësirat private, vetëm e vetëm për të shkrepur një foto.
Ne “VIP-at” i kemi në lagje, zihemi për pompën e ujit me ta. Të gjithë të etur për vëmendje! Të gjithë “ankohen””,- shkruan ajo. /Blitz.al/

capture

 

 

Shperndaje