Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fiori Dardha: “Ato që ju i vini tani, unë i kam vënë që në 2000-shin”

August 05
17:36 2016

Ne mund të mendojmë se moda ecën përpara, por Fiori Dardha na tregon të kundërtën.

Moderatorja e “Fiks Fare” ka postuar një foto në Instagram, ku shkruan: “Këto gjërat që vendosen në qafë (chokers) kanë qenë në modë edhe në rininë time. Viti 2000 – foto e marrë nga libreza e studentit”.

Në foton e postuar, Fiori, përveçse shfaqet tepër simpatike, mban në qafë varëse të errëta, të cilat janë kthyer së fundmi në një trend për të gjitha vajzat e reja. Epo, kush do ta kishte menduar se Fiori do t’ua kalonte edhe këtu?

Shperndaje