Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Finalizohen “Netët e Klipit Shqiptar”, triumfon Rozana Radi

June 09
16:44 2016

...

...
Picture 1 of 3

 

Mbrëmjen e kaluar është zhvilluar nata finale e “Netët e Klipit Shqiptar”, e cila ka kulmuar një rrugëtim të gjatë me dhënien e trofeve për 14 kategoritë.

Ajo që ka kryesuar fituesit ka qenë Rozana Radi, e cila ka rrëmbyer trofeun për “Klipin më të mirë me të gjithë komponentët” për vitin 2016, si dhe trofeun “Figura më e mirë skenike femër”.

Ndërkohë, fitues të tjerë ishin Alban Skënderaj dhe Elinel me “Best duet”; “Interpretuesi më i mirë mashkull”  shkoi për Devis Xherahun, Dafina Zeqiri mori çmimin “Produksioni më i mirë”, Eranda Libohova – “Montazhi më i mirë”, “Çmimi special i jurisë”, Anxhela Peristeri me “Interpretuesja më e mirë femër”, “Çmimi i publikut” shkoi për Vullnet Ibrahimin, kurse Irma Libohova u vlerësua me çmimin “Muzika qytetare”.

 

 

Komento