Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filmi i ri i Matt Damon ka irrituar kinezët

Filmi i ri i Matt Damon ka irrituar kinezët
July 29
18:49 2016

Filmi i ri i Matt Damon duket se nuk është mirëpritur ende pa dalë në treg. Traileri i filmit “The Great Wall”, i cili trajton historinë e Murit Kinez, ka inatosur shumë fansa dhe arsyeja ka qenë pikërisht zgjedhja e aktorit Matt Damon në rolin protagonist.  Më shumë sesa me vetë aktorin, zemërimi i tyre lidhet me faktin se përse prodhuesit e këtij filmi kanë zgjedhur një amerikan dhe jo një kinez për të shpëtuar Murin e Kinës. Ky film i zhanrit fantazi është një ritregim i ndërtimit të murit të madh të Kinës nën regjinë e Zhang Yimou. “The Great Wall” është filmi i parë në gjuhën angleze për të cilin punon ky regjisor dhe thuhet të jetë filmi kinez më i kushtueshëm i të gjithë kohërave. Të shumtë kanë qenë komentuesit, të cilët e kanë quajtur qesharake përzgjedhjen e Demon si protagonist.

“Duket jashtëzakonisht e gabuar. Një aktor amerikan  që shpëton Kinën antike, në krye të një prej simboleve të historisë kineze shkakton vetëm habi”,- shkruan një komentues.

“Duket sikur studiot filmike kineze nuk mund të bëjnë dot një film të suksesshëm pa praninë e tyre”,- rrëfen një tjetër./Blitz.al/

Shperndaje