Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fillon Kënga Magjike, mendimet dhe vlerësimet për këngët që nisën konkurimin

Fillon Kënga Magjike, mendimet dhe vlerësimet për këngët që nisën konkurimin
October 08
18:39 2018

Me nisjen e “E Diela Shqiptare” këtë vjeshtë nisi dhe prezantimi i këngëve që do konkurojnë në “Këngën Magjike” të këtij viti. Siç është bërë traditë pjesmarrësit prezantohen duke filluar në orën 6 të të dielës mbasditë të ndarë në dy kategori, artistët “Big” dhe “New Talent”.

“Kënga Magjike” e këtij viti nuk vinte me ndryshime në format por me disa të reja në staf. Ashtu si ishte lajmëruar Bora Zemani ishte bashkëprezantuesja e Ardit Gjebreas dhe u duk si një zgjedhje e mirë sepse i jepte diçka ndryshe moderimit. Ndërkohë juria e New Artist kishte ndryshuar dhe ja vlen të përmendet prania e Manjola Nallbanit dhe legjendës së muzikës shqiptare Armend Rexhepagiqi.

Gjithsesi meqë ky festival është një nga të preferuarit tanë, çdo të hënë do të japi mendimin tonë dhe “vlerësimin” tonë aspak profesionit për këngët që prezantohen dhe artistët pjesmarrës derisa të vijnë netët gjysëmfinale dhe finale., për arsyen e vetme sepse na pëlqen të gjykojmë dhe kritikojmë, si çdo shqiptar tjetër. Pa humbur kohë fillojmë me ata që nisën konkurimin e këtij viti dhe performacat e tyre:

Kategoria Big

1.Revolt Klan-Ndriço

Grupi i njohur i çunave nga Vlora ishin ata që patën nderin ta nisin “Këngën Magjike” të këtij viti. Pas disa eksperiencash dhe eskperimentesh në bashkëpunim dhe me artistë të tjerë në muzikën e lehtë,  pse jo dhe në ate popullore ata kthehen në origjinë. Kënga ka një tekst domethënës që përçon një mesazh pozitiv për të gjithë njerëzit. Performaca ishte energjike dhe që shkonte paralelisht me projektin që kishin sjellë.

Lajmi i mirë: Na duhen më shumë këngë si kjo pjesmarrëse në festivale dhe na vjen mirë që Revolt Klan i rikthehen kësaj rryme dhe këtij motivi.

Lajmi i keq: Të fundit që patën një këngë të tillë në festival dhe janë vlerësuar realisht kanë qenë West Side Family me “Nëse Mundesh”. Nuk dimë sa do ecë përballë baladave dhe këngëve që bëhen hit, por kjo i takon publikut.

2.Kanita-S’jemi ne

Dheee meqë ra fjala te baladat e fuqishme të dashurisë Kanita e vogël e “X Factorit” u prezantua me një këngë të madhe. Performaca e ndjerë e artistes të re shkonte fiks me zërin dhe notat e këngës. Teksti është nga Lindon Berisha që ka bërë një farë “Nëntori” nëse e mbani mend. Kujtojmë që Kanita vjen nga një super sukses veror me remixin e këngës “Don’t let me go” e cila ka 34 milionë klikime në youtube dhe prezenca në festival pritej me shumë kureshtje.

Lajmi i mirë: Kënga ka potencial të kthehet që në ditët e para në një nga ato baladat hite që të gjithë i dëgjojnë kur janë gati për të qarë ose i postojnë në rrjete sociale pasi jane ndarë me të dashurin. Mund të themi që Kanita ja doli të qëllojë në shenjë me prezencën e parë në Këngë Magjike.

Lajmi i keq: S’e dimë sa do ja dalë përballë baladave të tjera që do vinë nga emrat e fuqishëm të festivalit. Gjithsesi edhe po nuk u vlerësua mund të ketë dhe fundin e Nëntorit që u kthye në hit ndërkombëtar, fundja Kanita ka eksperiencë tani në këtë treg.

Kategoria New Artist

1.J Gashi-Hola

Pjesmarrës jo për herë të parë në këtë kategori Gashi ja doli të kalonte ne fazën tjetër. Kënga është moderne, komerciale, me tekst catchy dhe me refrenin që ka për bazë një fjalë spanjisht, ashtu si kanë gjysma e këngëve në botë tani.

Lajmi i mirë: Edhe pse me një zgjedhje pak të guximshme për të dalë përballë një jurie profesioniste ja doli të vlerësohej. U debatua qëndrimi i tij, si indiferent në skenë dhe që mbante syzet vënë, kjo ne na pëlqeu në fakt, na kujtoi nja dy tre artistë të huaj.

Lajmi i keq: Mos ndoshta një projekt si ky duhej hedhur në treg me një videoklip dhe jo në një festival? Duket si këngë që mund të kthehej lehtë në hit, gjithsesi dhe strategjia e konkurimit në Këngë Magjike mund ti japë vëmendjen që meriton.

2.Rod-Ëngjëll

Një zë fantastik për një këngë që ashtu si titulli ishtë “ëngjëllore”.  Pas Kanitës i dyti që vjen me muzikën e punuar nga një producent i huaj, ndërkohë tekstin e ka bërë vetë dhe kjo është për tu vlerësuar. Perormanca e bukur ashtu si kënga.

Lajmi i mirë: Siç na vjen mirë që ka të rinj që vlerësohen për këngët komerciale dhe që janë bërë për tu kthyer në hite, na vjen mirë që ka artistë si Rod që duartrokiten dhe kalojnë në fazën tjetër për prodhime të tilla. Baladë shumë interesante dhe e guximshme për notat që ka.

Lajmi i keq: Teksti duket se ka fjalë që janë të përsëritura shumë herë nëpër këngë të tilla dashurie, mund të kishte punuar paaak më shumë. Gjithsesi nuk ka pasur shumë mundësi zgjedhje me llojin e projektit, aq mundësi të lejon.

3.Track Band-Me mua

Duken si një mini version i “Alar Band”, ndoshta ngaqë të dy grupet vinë me formimin nga e njejta shkollë muzike. Gjithsesi nuk është gjë e keqe sepse këto lloj perfomancash i kanë dhënë siguri grupit të çunave të rinj për të vazhduar me krijimin. Këngë argëtuese dhe ritmike, përdorim i mirë i instrumentave.

Lajmi i mirë: Kalojnë fazën për herë të dytë rradhazi me një krijim origjinal, fillim karriere si kjo në Këngë Magjike zor se e kanë shumë veta.

Lajmi i keq: Sado që mund të identifikohen si grup me këtë lloj muzike, ndoshta duhet të provojnë të guxojnë pak më shumë dhe në të ardhmen të provojnë krijime më moderne apo thjeshtë ndryshe. Kjo nuk do ti çojë aq larg sa duan të shkojnë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje