Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fillon “Java e Modës në Prishtinë”! Vogëlushja rrëmben vëmendjen e mediave

November 01
22:44 2016

 

sara3_1462800690-3983118

 

Mbrëmjen e kaluar, vëmendja e të gjithë mediave ishte përqëndruar e gjitha tek ceremonia e hapjes së “Javës së Modës në Prishtinë”.

Kryeqyteti kosovar ka mirëpritur dhjetëra modele, krijues e stilistë nga e gjithë bota, të cilët kanë treguar punimet e tyre në pasarelën prishtinase.

Ajo që ka rënë në sy, ka qenë organizimi i dy sfilatave me veshje për fëmijë, ku paçka se të vegjël në moshë, fëmijët kanë treguar aftësitë e tyre në modeling. Përpos të tjerave, shoqëruesja e “Miss Universe 2015”, Megi Luka, ka bërë jehonë në mediat kosovare. Ajo nuk është aq e panjohur për publikun pasi ka realizuar më parë një sërë setesh fotografikë. Bëhet fjalë për vogëlushen dhe modelen Sara Hoxhaxhiku.

Jemi të sigurt që me këto ritme, Sara do të bëhet një emër i njohur i modës, qoftë në Kosovë e Shqipëri apo edhe më gjerë. /Blitz.al/

 

14855984_334716386888855_2601815305172075359_o

Komento
Shperndaje