Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fillojnë audicionet e “The Voice 6”, marrin pjesë mbi 500 konkurrentë në Tiranë

Fillojnë audicionet e “The Voice 6”, marrin pjesë mbi 500 konkurrentë në Tiranë
September 17
14:20 2016

Paraditen e sotme kanë filluar audicionet e para të “The Voice 6” në Tiranë. Të gjithë të interesuarit janë paraqitur te zyrat e Top Channel, te Piramida, për të provuar zërin e tyre dhe për të plotësuar formularët.

Deri tani në këto audicione kanë marrë pjesë rreth 500 konkurrentë. Në Facebook është postuar një foto ku shihen shumë të rinj që u janë drejtuar zyrave për të provuar talentin e tyre.

Audicionet vazhdojnë të jenë ende të hapura dhe pjesëmarrja e madhe në Tiranë tregon se të rinjtë kanë interes dhe besojnë në këtë “talent show”. Audicionet do të bëhen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë gjatë ditëve në vazhdim. /Blitz.al/

capture

Komento
Shperndaje