Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, Dua Lipa fiton dy çmime të rëndësishme në European Breaker Awards

“Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, Dua Lipa fiton dy çmime të rëndësishme në European Breaker Awards
January 12
10:54 2017

 

Dua Lipa gjithnjë e më shumë po korr sukses në tregun muzikor ndërkombëtar. Pak ditë më parë ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj me Sean Paul me titull “No Lie”. Kënga është pëlqyer shumë që në momentet e para të publikimit. Por duket se viti 2017 ka nisur mirë për këngëtaren shqiptare.

Dua ka fituar dy çmime në European Breaker Awards. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në llogarinë e saj të Instagram, duke u shprehur se hiti “Blow Your Mind” i ka dhënë asaj dy çmime, People Choice Award dhe Borders Breaker Award.

“Çfarë fillimi për vitin 2017! Faleminderit, të dashurit e mi, për votat dhe mbështetjen tuaj! Faleminderit juve, festivali i çmimeve europiane dhe një  falënderim i veçantë shkon edhe për ekipin tim, që gjithnjë më bën të ndihem si në shtëpi dhe arrin ta bëjë çdo shfaqje apo udhëtim të paharrueshëm! Po ndihem shumë me fat”- shkruan Dua.

dua

Një shprehje thotë: “Fillimi i mbarë është gjysma e punës”. Kështu që na presin edhe shumë surpriza të tjera nga këngëtarja. /Blitz.al/

Shperndaje