Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fillimi i Ermalit dhe Norës është fundi i Ledrit?!…

Fillimi i Ermalit dhe Norës është fundi i Ledrit?!…
February 08
13:55 2017

Ka ndodhur shpesh që në këngë të artistëve të ndryshëm të dëgjojmë tinguj të ngjashëm me njëri-tjetrin. Ok! Kemi dëgjuar edhe shpesh shprehjen “7 nota janë”, e dimë këtë tashmë. Kur ka ngjashmëri edhe me artistë të huaj, e pashmangshme që mund të ketë edhe mes artistëve tanë. Ndoshta producentët gjejnë një “beat” që të mbetet në mendje dhe mund ta përdorin në disa krijime të tyret dhe kjo nuk ua humbet aspak vlerën këngëve, përkundrazi, të sjella në temë e kohë të ndryshme i bëjnë këngëtarët të marrin sukses të vazhdueshëm.

Ajo që kemi vënë re është ngjashmëria e këngës më të re të Nora Istrefit me Ermal Fejzullahun, “Hije”, me “100 probleme” të Ledri Vulës. Më saktë, fillimi i këngës së Norës është fundi i këngës së Ledrit. Janë shumë të ngjashme, por jo “kopje” (fjalë që nuk na pëlqen aspak ta përdorim). E përbashkëta është gjithashtu edhe studioja muzikore, “Big Bang”, që i ka krijuar.

Nga “100 probleme” të Ledrit, po i lëmë 99 dhe 1 prej tyre ia kalojmë Norës dhe Ermalit, duke qenë se bashkohen në fund. Fakti që janë miq i bën edhe më të ndjeshëm për t’i ndarë së bashku problemet, qofshin këto edhe thjesht disa tinguj muzikorë.

Komento
Shperndaje