Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fiks Fare” apo “Stop”, Fiori Dardha vlerëson kolegun: Gent Zenelaj, personazhi më interesant i ekranit shqiptar

“Fiks Fare” apo “Stop”, Fiori Dardha vlerëson kolegun: Gent Zenelaj, personazhi më interesant i ekranit shqiptar
February 18
18:42 2018

Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë qenë të ftuara këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Në një bashkëbisedim me dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ato janë pyetur se cilin nga kolegët e tyre në “Stop” dhe “Fiks Fare”  vlerësojnë më shumë.

Fiori ka preferuar që të thotë një emër.

“Patëm një ide që për mbrëmjen e vitit të ri të mblidheshim të gjashtë kolegët e emisioneve investigative në Boom pornuk u realizua, për arsye të ndryshme nukndodhi ti kishim në studio. Ne nuk e kemin patur të ndaluar të shkojmë në televizione të tjera.

Unë mendoj që Gent Zenelaj është personazhi më karizmatik që shfaqet në ekranet shqiptare. Në të ardhmen me shumë kënaqësi do bashkëpunoja me Gent Zenelajn.”,- rrëfeu Fiori.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje