Blitz

 Breaking News

Fifi tregon se kujt ja ka dedikuar këngën “Marova”

Fifi tregon se kujt ja ka dedikuar këngën “Marova”
December 15
09:37 2019

Në tavolinën ku të famshmit shqiptarë kanë rrëfyer goxha të fshehta këto vitet e fundit, pikërisht në rubrikën “Ndaje ose Haje”, pjesë e emisionit të Luana Vjollcës, “Shiko kush luan”, ka qenë rradha e Fifit për të treguar sekretet. Para se të vazhdojmë, nuk e kuptoj pse zgjedhin të tregojnë dhe të flasin në këtë rubrikë, kur zgjidhjen tjetër e kanë të pinë raki, unë nuk do tregoja vetëm që të pija por nejse…

Fifi ka publikuar së fundmi këngën “Marova”, që ishte dhe pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, ku për pak sa nuk fitoi por le të mos i hymë asaj teme. E duke qenë se ne, këtë këngë ja kemi dedikuar maisisht zhgënjimeve tona në dashuri, nuk mund të mos mendojmë që dhe artistja kur e ka bërë, ka pasur dikë në mend. Pikërisht për këtë u pyet në emision mbrëmjen e djeshme dhe nuk hezitoi të pranonte që po, ishte një dedikim.

Jo vetëm kaq, por pas shumë insistimesh nga të ftuarit dhe pak shantazh nga Luana për të thënë të vërtetën, Fifi pranoi se personi për të cilin e kishte shkuar këngën, i fillon emri me XH. Qartësisht nuk është Xhflori Mumajesi, megjithatë ne mund ta gjejmë ose të krijojmë një ide se cili është, sepse siç tha vetë këngëtarja, nuk ka shumë persona që i fillon emrin me këtë shkronjë në Instagram.

Po ju lemë menjëherë që ndërkohë që dëgjoni “Marova” në sfond, të shkoni të kontrolloni listën e personave që Fifi ndjek. /Blitz.al/

Share