Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fevziu “braktis” Tiranën, ja ku po pushon moderatori i “Opinion”

Fevziu “braktis” Tiranën, ja ku po pushon moderatori i “Opinion”
November 26
13:18 2016

Ndër pasionet e gazetarit të njohur, Blendi Fevziu, janë udhëtimet. Ai preferon gjithnjë të eksplorojë dhe njohë kultura dhe destinacione të reja turistike. Blitz.al ka mësuar se këtë herë moderatori i emisionit “Opinion” ka zgjedhur Dubain për të kaluar disa ditë relaksi.

Ka qenë vetë Fevziu ai që ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku duket se po e shijon këtë “arratisje” larg Tiranës dhe rutinës së tij të përditshme.

Teksa të gjithë po bëhemi gati për të nxjerrë rrobat e trasha të dimrit, Blendi Fevziu duket se po shijon ditët e ngrohta dhe plazhet e Dubait./Blitz.al

Komento
Shperndaje