Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festojnë ditëlindjen në një ditë, Stresi uron nga qelia babain dhe Lulzim Bashën: Dy persona të rëndësishëm për mua…

Festojnë ditëlindjen në një ditë, Stresi uron nga qelia babain dhe Lulzim Bashën: Dy persona të rëndësishëm për mua…
June 12
18:49 2019

Edhe pse prej muajsh tashmë ndodhet i burgosur, Stresi ka qenë aktiv në rrjete sociale gjatë gjithë kohës.

Dita e sotme është e veçantë për të pasi dy persona të rëndësishëm kanë ditëlindjen. Bëhet fjalë për babain e tij, Sali Lushaj dhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe pse fizikisht nuk është pranë tyre, ai nuk ka harruar t’i përcjellë urimet të dyve.

Përmes një postimi të përbashkët, bashkangjitur një fotoje ku shfaqen të dy burrat, reperi i njohur ka uruar  ata që i quan dy meshkuj të rëndësishëm në jetën e tij. Nëse jeni çuditur nga fakti që Stresi uron njëkohësisht edhe Bashën, ju kujtojmë se familja Lushaj është një nga përkrahëset më të mëdhaja të Partisë Demokratike dhe gjithnjë ka bërë thirrje pro mbështetjes së tyre.

Sot dy persona të rëndësishëm festojnë ditëlindjen. Ju uroj edhe 100 vite të tjera! Gëzuar dhe mos u dorzo!”,- shkruan Stresi bashkangjitur postimit.

Ndërkohë edhe partnerja e Stresit ka bërë një dedikim për babain e tij duke e quajtur një vjehrr të mrekullueshëm.

“I pazëvendësueshëm dhe shkëmbi i familjes tonë! Të admiroj për çdo gjë që bën, je prind i përkryer, bashkëshort i shkëlqyer, por zbulimin e madh e kam bërë unë, që je vjehrr i mrekullueshëm.”,- shkruan Kejsi ndër të tjera. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje