Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festë në familjen Kardashian – West, festojnë (jo)ditëlindjen e Saint West

Festë në familjen Kardashian – West, festojnë (jo)ditëlindjen e Saint West
December 02
10:25 2016

Me rikthimin e Kanye West në shtëpi pas një jave i shtruar në spital, e gjithë familja organizoi një festë të madhe. Ashtu siç bën zakonisht familja Kardashian, edhe pse ende pa ardhur data, ata festuan ditëlindjen e vogëlushit Saint West.

Kim Kardashian e kishte dekoruar shtëpinë me shumë tullumbace. Vogëlushi i çiftit të famshëm mbush 1 vjeç në datën 5 dhjetor. Sigurisht që kur thuan festë në shtëpinë e Kim dhe Kanye-t e pranishme do të jetë e gjithë familja, saktësisht të gjitha tezet e Saint West.  Kourtney, Khloe dhe Kylie e kanë dokumentuar festën përmes videove në Snapchat. Duhet thënë se Kim kohët e fundit është bërë një bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar dhe ka vendosur t’i dedikohet plotësisht familjes. Ajo ka kaluar shumë kohë dhe e ka ndihmuar reperin West të marrë veten pasi kohët e fundit ai ka pasur probleme psikologjike./Blitz.al/

saint-west-2 saint-west-1

Komento
Shperndaje