Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fero këtë mëngjes u zgjua single, po Arbenita di gjë?

Fero këtë mëngjes u zgjua single, po Arbenita di gjë?
May 16
11:05 2019

Ata të dy formojnë një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it. Po flasim për reperin Fero dhe modelen Arbenita Ismajli, të cilët prej disa kohësh janë në një lidhje dashurie, e cila ne mendonim se po shkonte shumë mirë. Të paktën kështu dukej nga postimet dhe dedikimet në Instagram.

Por ditën e sotme, me anë të një postimi në këtë rrjet social, Fero bën me dije se është zgjuar single, pra beqar. “Sapo u zgjova këtë mëngjes. Çkemi vazja, që tani e tutje jam single!”- shkruan reperi.

Dhe sigurisht, pyetja që na shkon menjëherë në mendje është: Po Arbenita di gjë për këtë? Mesa duket po, sepse para pak minutash ajo ka publikuar në story, këtë:

Pra Arbenitës i duket për të qeshur që Fero mendon se është single(ndoshta pas ndonjë zënke që kanë pasur) ose thjesht kjo është një shaka mes tyre. Çifti ende ndiqet në Instagram, nuk kanë fshirë asnjë nga fotot që kanë me njëri-tjetrin, kështu që me shumë mundësi e gjitha kjo është pjesë e ndonjë loje që ata po bëjnë. Teoria ime e preferuar është që do kenë vendosur ndonjë bast, se sa vajza do ti shkruajnë Feros nëse thotë që është single dhe mendoj se Arbenita po e fiton bastin. /Blitz.al/

via GIPHY

 

Komento
Shperndaje