Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fero dhe Arbenita na futën në rreng, ata janë ende bashkë!

Fero dhe Arbenita na futën në rreng, ata janë ende bashkë!
May 17
17:43 2019

Ditën e djeshme reperi Fero ka fshirë fotot me partneren dhe ka bërë disa pastime ku tregonte se ishte single. Sigurisht që një ndarje e mundshme, bëri bujë në media.

Por nuk ka qenë aspak e vërtetë dhe këtë e tregon vetë çifti. Ditën e sotme Arbenita ka publikuar në Insta Story një shkrim ku thotë:

“Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë të të shohin mirë dhe të kesh një lidhje të shkëlqyer! Ps: E hëngrët keq! Përpjekje e bukur për të gjithë djemtë dhe vajzat në mesazhet tona”.

Ndërkohë që Fero ka mbështetur mendimin e të dashurës së tij dhe pasi ka postuar shkrimin e saj në Insta Story, përbri ka shkruajtur:

“Mirë e the dashuria ime!”

E pra, Fero dhe Arbenita sapo futën në rreng të gjithë rrjetin!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje