Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fernando i Çiljetës që në këtë moshë ka një pasion…

Fernando i Çiljetës që në këtë moshë ka një pasion…
October 28
15:18 2016

Djali i Çiljetës, Fernando, është bërë tashmë një nga fëmijët më të njohur në showbiz, sigurisht falë mami Çiljetës. Atë e kemi të pranishëm me një profil në Instagram me emrin “Don Fernando”, ku poston vazhdimisht foto e video nga aktivitete, si kursi i Kung Fu-së, nga “photoshooting” të ndryshme me ose pa të ëmën, nga ditët e zakonshme të kopshtit etj.

Tashmë kemi mësuar edhe një pasion të Fernandos të vogël: kuzhinën!

Këtë na e ka treguar e ëma e tij, Çiljeta, e cila ka postuar në Instagram një video ku shfaqet Fernando duke rrahur me mikser një sasi përbërjeje, që më pas ta bëjë kek. Djaloshi po mësohet nga gjyshja, e cila i tregon si të trazojë e si të përgatisë masën. Madje, në një moment, Fernando thotë: “Nëna, m’u lodh dora!”. Sigurisht, gjyshja i kërkon të mos e trazojë më, por ai nuk pranon duke treguar se pavarësisht se lodhet, ai nuk heq dorë nga gatimi.

Mos vallë kemi të bëjmë me një shef të ri në horizont? /Blitz.al/

Kur Nona na meson Te bejm kek 😋😂😂😂🤗

A video posted by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Komento
Shperndaje