Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Femrat e vetme që kanë “shkundur” Super Bowl-in

Femrat e vetme që kanë “shkundur” Super Bowl-in
October 03
14:40 2016

Super Bowl Halftime Show është një nga eventet më të ndjekura e më të rëndësishme në SHBA, për të mos thënë më i rëndësishmi.
Këtë herë, pra në shkurt të vitit të ardhshëm, do të zhvillohet edicioni i 51-të i eventit dhe performuese do të jetë Lady Gaga. Nëse do të shohim pas në histori do të kuptojmë se numri i performueseve femra në 15 minutëshin e famshëm është vetëm 4 (pa përfshirë Gaga-n).
Se cilat janë këto artiste, i mësoni më poshtë. /Blitz.al/

 

4. Katy Perry (2015)

Katy e nisi performancën e saj me një luan gjigant që hungërinte dhe e mbylli po aq mirë, hipur në një platformë që lëvizte gjatë gjithë stadiumit. Ajo kishte të ftuar edhe Missy Elliott bashkë me Lenny Kravitz.

 

3. Beyonce (2013)

Me një performancë të konsideruar si më e mira, pas asaj të Michael Jackson, Beyonce solli një sërë hitesh si “Crazy in Love”, “End of Time”, “Baby Boy”, “Single Ladies”, “Halo” dhe një ribashkim të grupit “Destiny’s Child”.

 

 

2. Madonna (2012)
Në një skenë gjigante, Madonna solli edhe njëherë këngët e saj më të njohura, si “Vogue”, “Like a Prayer” dhe “Open Your Heart”, pa përmendur performancën e “Give Me All Your Lovin” bashkë me Nicki Minaj dhe M.I.A.

 

 

1. Diana Ross (1996)
Pas “New Kids on the Block” dhe Michael Jackson, Diana Ross solli një frymë të re pop-i në Super Bowl.

Komento
Shperndaje