Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Femrat duhet të kenë tula, kockat janë për qenj”- çfarë ka dashur të thotë Rosela Gjylbegu me këtë?

“Femrat duhet të kenë tula, kockat janë për qenj”- çfarë ka dashur të thotë Rosela Gjylbegu me këtë?
February 09
20:22 2019

Këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu, ka shpëndarë në profilin e saj në Facebook një shkrim ku flitet për një grua e cila ndikoi në rrugën e modernitetit në shoqërinë shqiptare. Ajo quhej Sarah dhe tregon fuqinë që kanë gratë edhe në kohë dhe mentalitete të mbyllura.

Nuk kemi asgjë kundra me artikullin por me atë çka këngëtarja ka shkruar si përshkrim në momentin e publikimit. “Femrat duhet të kenë tula, kockat janë për qenj”.

A ka menduar Rosela ne momentin e shkrimit të kësaj fjalie se sa vajza të dobeta ka në vendin tonë e jo vetëm? Mesa duket jo. Kockat nuk janë për qenj, të paktën jo ata të vajzave të dobeta. Arsyet që ato mund të jenë “pa tula” mund të jenë të shumta  duke nisur nga fiziku të cilin nuk e kemi plotësisht në dorë e deri tek problemet shëndetësore.

Të bullizosh dhe paragjykosh dikë është shumë e thjeshtë, por e vështirë është të rekuperohet ajo çka ti i bën të përjetojnë. Është zgjedhja e gjithësecilit se si vepron me trupin dhe pamjen e tij. Sigurisht ka nga ato që i pëlqejnë tulat dhe jemi shumë dakord por e dashur Rosel mendojmë që ka edhe prej atyre që i duan edhe kockat.

Ndoshta jemi mesuar të dëgjojmë të paragjykohen vetëm femrat mbipeshë, fenomen i cili luftohet çdo ditë por a nuk mendoni se është e njëjta gjë? A nuk ndihen njësoj keq ato që janë shumë të dobëta? Pse mos të bëjmë thirrje që të gjithë ta duan veten ashtu siç janë pas asnjë ndrojë.

Femrat duhet ta mbështesin fort njëra-tjetrën, sepse ne momentin që kjo nuk ndodh atëherë kemi të bëjmë me një problem të madh që mund ta flasim në një moment të dytë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje