Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Femrat “bio” të showbiz-it. Ja kush i ka rezistuar bisturisë dhe botoksit…

Femrat “bio” të showbiz-it. Ja kush i ka rezistuar bisturisë dhe botoksit…
November 01
18:00 2016

Në ditët e sotme nuk përbën më lajm se cilat nga vajzat e ekranit ka bërë buzët, ka fryrë gjoksin, ka rregulluar “pak” hundën (se kishte probleme me frymëmarrjen, siç thuhet rëndom nga vajzat e ekranit), ka zvogëluar veshët apo ka shtuar edhe të pasmet, sepse shumica prej tyre duket se janë bërë nga e para. Por lajm është se cila nga bukuroshet e showbiz-it ka mbetur e “paprekur” nga botoksi! Më besoni që kanë mbetur ende disa. Ja cilat janë ato:

Miriam Cani

Ajo jo vetëm që është “bio”, por nëse i hedh një sy Instagram-it të saj, në pjesën më të madhe të fotove shfaqet edhe pa make-up. Miriam Cani mbetet një femër sharmante, e ëmbël dhe që preferon të shfaqet ujë e sapun. Këngëtarja është një nga femrat, shembullin e së cilës do të bënin mirë ta ndiqnin shumë kolege të sajat.

Ronela Hajati

Bisturisë, botoksit apo edhe “fillersa” duket se u ka rezistuar edhe rebelja e skenës shqiptare, Ronela Hajati. Këngëtarja e hitit “A do si kjo” e ka thënë shpesh nëpër intervista se ka dashur t’i frynte pak buzët apo edhe të rriste numrin e gjoksit, por më pas është dorëzuar dhe e ka pranuar veten ashtu siç është.
Eneda Tarifa

Këngëtarja dhe ish-prezantuesja e “Portokalli”-së, Eneda Tarifa, është një tjetër artiste që nuk ka preferuar të rimodelojë asgjë në imazhin e saj. Ndonëse pa buzë të fryra dhe forma bombastike, Eneda mbetet shumë simpatike me tiparet që i ka falur natyra.

Arbana Osmani

E njëjta gjë vlen edhe për moderatoren Arbana Osmani, e cila duket se i ka kushtuar gjithnjë peshë fjalës. Ndonëse është një nga figurat e ekranit që vishet me shumë stil dhe shije, Arbana komplimentohet edhe për origjinalitetin dhe për ruajtjen e “identitetit” në pamjen e saj.

Diellza Kolgeci

Ish-miss Kosova, Diellza Kolgeci, është nga ato femra që të lë me gojë hapur kur je përballë saj. Me të natyra duket se është treguar shumë bujare duke i dhuruar forma perfekte, fytyrë shumë të bukur dhe mbi të gjitha një gjatësi që çdo femër depresionohet kur është krah saj. Dejzi është nga ato vajza të ekranit që i mëshon shumë idesë së origjinalitetit te femrat dhe i urren operacionet plastike.

Enca

Është pak por e sigurt që fotot e saj i photoshop-on, por që Enca Haxhia është “bio” kjo është akoma edhe më e vërtetë. Ndonëse ekrani dhe klipet i kërkojnë grim (dhe me të drejtë), Enca është shumë simpatike ujë e sapun. Format bombastike që ia ka falur natyra (edhe pse e goxha e shëndetshme), ajo nuk ngurron t’i tregojë.

Amarda Toska

Që pa u bërë e famshme, Ami është cilësuar si një nga femrat më të bukura të kryeqytetit. Aktualisht, brunia simpatike është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe që vazhdon të mbetet një bukuri natyrale. Pas lindjes së djalit të saj, Joel, Ami erdhi në formë të shkëlqyer fizike.

Jonida Vokshi

Image result for jonida vokshi

“Ëmbëlsira” e Digitalb dhe aktorja e njohur është një tjetër bukuroshe që mbi të gjitha është edhe origjinale. Edhe Jonida poston shpesh foto pa make-up në Instagram-in e saj, pasi e di që arma e saj më e fortë nuk është grimi, por buzëqeshja.

Elvana Gjata

Të njëjtën gjë mund të konfirmojmë edhe për yllin e popit shqiptar. Elvana Gjata e bëri për vete publikun shqiptar që në daljet e para televizive (Ethet e së premtes mbrëma), duke u cilësuar si një nga këngëtaret më stil dhe shumë simpatike. Këngëtarja e hitit “Lejla” vazhdon të ruajë ende origjinalitetin dhe si e tillë mbetet unike në showbiz-in shqiptar.

Inis Gjoni

Image result for inis gjoni

Showgirl-i dhe regjisorja e njohur, Inis Gjoni, të deh me bukurinë e saj. Inisi nuk guxon as në ndryshim look-u, pasi gjithë jetën e mbajmë mend me flokët kaçurrela dhe mbi të gjitha me format e saj superseksi. Ato nuk kanë ndryshuar aspak edhe me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Coco Antonel.

Valbona Selimllari

Image result for valbona selimllari

Nuk e kanë cilësuar kot si më të bukurën shqiptare të të gjitha kohërave. Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari, vazhdon të mbetet ende një nga yjet e skenës shqiptare, që s’ka aspak nevojë për ndërhyrje estetike. Bobi është nënë e tre fëmijëve, por edhe 20-vjeçaret e kanë zili.
Adrola Dushi

E kanë cilësuar si pasardhësen e Valbona Selimllarit dhe duket se këtë stafetë e meriton më së miri ish-“Universe Albania”, Adrola Dushi. Edhe modelja shqiptare është nga ato bukuroshe që u ka qëndruar besnike formave dhe tipareve që i ka falur natyra.

Komento
Etiketimet
Shperndaje