Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Femra të famshme që kanë guxuar…

June 10
17:56 2016

romania

romania
Picture 1 of 8

Për guximin e femrave është folur gjatë në histori. Ndoshta jo në përmasat e heroinave por me një vetbesim dhe guxim padyshim të madh, këto femra kanë eksperimentuar me flokët e tyre. Në kohët kur figura femërore identifikohet me flokët e gjatë, ato i kanë prerë thuajse zero. Dikush ka sjellë në modë rrastat, aq sa janë bërë identifikuese për të. Tashmë ngjyrat verbuese si jeshile apo blu dhe rozë, janë në modë por kush  kanë qenë guximtaret e para?

Ishte një ditë e “madhe” kur Rona iu rikthye pas 13 vitesh flokëve të shkurtër. E padyshim e mbani mend kur Ronela Hajati solli në modë flokët trengjyrësh. Aurela Gaçe ka qenë surprizuese që në moshë të vogël dhe vazhdon të mbetet ende, siç dhe është në natyrën e saj. Sara Kapo bëri një gjest humanizmi duke i dhuruar flokët e saj për fëmijët e sëmurë. Ndërkohë, Morena Taraku vendosi të tregojë se di të jetë seksi dhe sensuale dhe pa flokët e gjatë. Këngëtarja Kamela Islamaj i shtoi dhe flokët jeshilë stilit të saj të rrokut. Rasti i fundit ka qenë blogeria Estela Ujka e cila vërtetë nuk i ka patur shumë të gjatë flokët por se kishim parë kurrë me këtë pamje. Shfletoni galerinë dhe shihni se sa kanë guxuar këto femra të famshme me flokët e tyre.

Komento