Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fëmijët më të famshëm të rrjeteve sociale…

Fëmijët më të famshëm të rrjeteve sociale…
November 10
17:21 2016

Fotot me fëmijë janë ato që tërheqin më shumë vëmendje në rrjetet sociale. Shumë nga personazhet publike nuk duan t’i shfaqin në publik vogëlushët e tyre, por ka edhe nga ata që nuk janë aspak superticiozë dhe publikojnë shpesh foto me ta. Madje të tilla fotografi janë ato që marrin më shumë pëlqime dhe që kthehen menjëherë në lajm. Ashtu si prindërit e tyre, edhe vogëlushët e VIP-ave bëhen, dashur pa dashur, të famshëm si prindërit e tyre. Ja cilët janë disa nga vogëlushët të cilët preferohen nga ndjekësit në Instagram, Facebook, Twitter etj:

Renee

Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës është prezantuar me rrjetet sociale që ditën kur erdhi në jetë. Nora nuk e pati aspak problem të ndante me ndjekësit dhe fansat e saj fanatikë edhe imazhin e vajzës së saj. Gjithashtu, edhe babai i vajzës, Roberti, nuk ngurron të postojë shpesh foto me të voglën.

 

Fernando

Djali i vetëm i Çiljetës është gjithashtu një fëmijë shumë popullor dhe i dashur për publikun shqiptar. Djaloshi është edhe shumë fashionist, pasi mami Çili duket që kujdeset shumë për imazhin e tij.  Ai ka edhe një profil personal në Instagram, “Don Fernando” (që menaxhohet nga Çiljeta), ku ka më shumë se 11 mijë ndjekës. Thoni tani, është apo nuk është i famshëm?

Joeli
Ai është një tjetër fëmijë bukurosh, që ka prindër dy nga njerëzit më të famshëm në Shqipëri, Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin. I vogli i tyre është shumë i njohur në botën mediatike dhe çdo lajm që postohet për të tërheq gjithnjë vëmendje.
Image result for Joeli ami ermali
Anna

Vajza e vetme e kantautorit të mirënjohur Ardit Gjebrea ka nxitur kureshtjen e publikut qëkur erdhi në jetë. Kjo edhe për faktin që vogëlushja lindi kur Joni, djali i moderatorit të “E diela shqiptare”, ishte adoleshent dhe kur Arditi nuk mendohej se do të bëhej përsëri baba. Megjithatë, moderatori nuk ngurron të publikojë foto të vogëlushes në rrjetet sociale, madje Anna është shumë e talentuar në muzikë dhe ndoshta në një të ardhme mund ta kalojë famën e të atit.

Image result for ardit gjebrea ana
Coco Antonel dhe Paridi

Motrat Inis dhe Ingrit Gjoni kanë qenë gjithnjë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Madje të dyja mbetën shtatzënë në të njëjtën kohë dhe Coco Antonel (vajza bukuroshe e Inisit) dhe Paridi (djali fashionist i Ingritit) kanë shumë pak diferencë moshe nga njëri-tjetri. Të dy janë shumë të famshëm në rrjetet sociale, pasi tërheqin vëmendjen me fotot e tyre.

Image result for inis gjoni coco
Roan

Djali i dy balerinëve të njohur, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, Roan, është një tjetër vogëlush tërheqës. Ai vishet me shumë stil dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me fotografinë. Në një të ardhme, Roan mund të ishte një model shumë simpatik.

Troi 

Ai ka nënën më të bukur në Shqipëri, miss-in Adrola Dushi, ndaj nuk mund të mos ishte një fëmijë simpatik me tipare aziatike. Adrola e solli në jetë Troin në moshë shumë të vogël dhe ngurroi aspak t’i tregonte publikut edhe imazhin e tij. Për Adrolën, Troi është jo vetëm dashuria më e madhe, por edhe shoku i saj më i sinqertë e besnik.

Komento
Shperndaje