Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fëmijët e këtyre politikanëve votuan sot për herë të parë

June 25
14:52 2017

Pjesë e këtyre zgjedhjeve janë bërë edhe fëmijët e politikanëve, kryesisht vajza e Ilir Metës, vajza e Majlinda Bregut, si dhe djali i Gjergj Bojaxhi. Ata kanë mbushur 18 vjeç dhe kjo është hera e parë që votojnë!

Monika Kryemadhi ka publikuar në llogarinë  e saj në Instagram foton e së bijës Borës dhe bashkëshortit Ilir Meta teksa janë duke votuar dhe bashkangjitur me të shkruan:

“Vota është detyrë qytetare për të gjithë dhe e tillë ka qenë për mua dhe Ilirin gjithmonë. Por sot së bashku përjetuam një emocion të veçantë, sepse bashkë me ne votoi për herë të parë Bora, vajza jonë e madhe. Më duket si dje dita kur e mora në krahë për herë të parë e sot kur e pashë kaq të rritur dhe të përgjegjshme për votën ndjeva të njëjtin emocion. Vitet shkojnë shpejt dhe fëmijët rriten si pa kuptuar. Ndaj është shumë e afërt dita kur do jenë të rinjtë që do marrin fatet e vendit në dorë. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë dhe këtë do e realizojnë shqiptarët me fëmijët e tyre”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka publikuar në Instagram foton e vajzës së saj,  Kejdës, e cila voton për herë të parë.

“Unë dhe Kejda që voton për herë të parë”,- shkruan Majlinda bashkangjitur me foton.

Gjithashtu ka qenë edhe djali i kryetarit të Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi, Aleksandri, i cili  ka votuar për herë të parë, bashkë me familjen e tij.

Sigurisht që kjo ka qenë një ditë e veçantë jo vetëm për politikanët që shohin fëmijët e tyre duke votuar, por edhe për 18-vjeçarët të cilët sot kanë të drejtë të kontribuojnë me votën e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje