Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fejohet ish-banori i Big Brother Albania 8, pamje nga ceremonia private!

Fejohet ish-banori i Big Brother Albania 8, pamje nga ceremonia private!
July 21
13:38 2019

E dimë që për nostalgjikët e “Big Brother”, personazhet e këtij formati mbeten gjithmonë të dashur.
Kështu, edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 vite nga përfundimi i edicionit të 8-të të këtij reality-show, kurioziteti mbetet gjithmonë për banorët të cilët publiku i simpatizoi dhe votoi për javë të tëra.
Didedon Musa është një ndër ta, i cili pavarsisht se u largua në mes të lojës, ishte padyshim ndër banorët më të preferuar dhe të vlerësuar të atij viti (2015).

Pas një periudhe të gjatë ku nuk kishim asnjë informacion për jetën sentimentale të Diedonit, pak muaj më parë dentisti simpatik nga Kosova prezantoi për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale kaçurrelësen bukuroshe që i ka rrëmbyer zemrën, me të cilën sot është fejuar.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Diedoni nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet pranë prindërve të tij dhe tashmë të fejuarës së tij, Amandës.
Historia e dashurisë me kolegen tij ka nisur në ambientet e punës ku edhe janë njohur, duke qenë se dhe Amanda ushtron po ashtu profesionin e dentistes.
Kujtojmë që pas daljes nga formati që e bëri të njohur për publikun, Diedoni iu rikthye punës së tij në klinikën e stomatologjisë, duke preferuar një profil disi diskret nga pjesa tjetër e banorëvë të cilët tentuan edhe televizionin.
Ndër gjithë banorët që njohu në shtëpinë e famshme, Diedoni takohet dhe mban ende kontakte me Stiljanin dhe fituesin e atij edicioni, Vesel Kurtishaj./Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Day 0. Engaged Mode ON!

A post shared by Dr. Dijedon Z. Musa DMD/DDS (@diedonm) on

Komento
Shperndaje