Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fejohet aktorja. Tërheq vëmendjen unaza e diamantit

July 23
10:47 2016

Aktorja Lizzy Caplan është fejuar me të dashurin e saj, aktorin Tom Riley.

Ajo numëron disa role të suksesshme  në filmat “Mean Girls” dhe serialin hit në gjithë botën “Master of Sex”. Gati 6 muaj më vonë pasi e bënë lidhjen e tyre publike, tashmë çifti ka shkëmbyer unazat.  Aktorja 34-vjeçare është parë tek i ka shkuar krahun të fejuarit të saj gjatë një shëtitjeje për pazar në Los Angeles këtë të premte.  Unaza në gishtin e saj ishte ajo që tërhiqte vëmendjen, një unazë diamanti në dorën e majtë.  Ata u takuan për herë të parë në Londër në janar të vitit 2015. Çifti e konfirmoi lidhjen më vonë në tapetin e kuq të “Prague Opera Ball 2016”.

Shperndaje