Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

FBI konfirmon përfshirjen e Brad Pitt në një situatë abuzive ndaj fëmijëve të tij!

FBI konfirmon përfshirjen e Brad Pitt në një situatë abuzive ndaj fëmijëve të tij!
September 23
09:37 2016

FBI ka konfirmuar se është duke vëzhguar imtësisht dhe duke mbledhur fakte lidhur me një abuzim të mundshëm që Brad Pitt mund të  ketë bërë ndaj fëmijëve të tij.

Në deklaratën e ekspertëve thuhet se Pitt ka dhunuar fizikisht dhe verbalisht një nga fëmijët e tij gjatë kohës që e gjithë familja po fluturonte nga Franca për në L.A. rreth datës 14 shtator.

Është bërë me dije se ky konflikt fillimisht ka nisur mes tij dhe Angelia Jolie dhe më pas janë përfshirë edhe fëmijët, veprim që është bërë shkak për Pitt për t’iu kthyer fëmijëve me ashpërsi.

Avokati i aktorit thekson se edhe pse nën efektin e alkoolit, Pitt është i gatshëm të provojë se nuk i ka prekur fëmijët dhe as nuk i ka goditur në asnjë moment ata, thjesht ka ngritur pak zërin më shumë se zakonisht.

Ndërkohë theksojmë se Jolie vendosi të hapë një dosje divorci me Pitt me arsyen se ky i fundit çalon në rregullat dhe parimet e prindërimit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje