Blitz

 Breaking News

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani bëhen prindër për herë të parë!

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani bëhen prindër për herë të parë!
January 28
16:27 2020

Dita e sotme padyshim që është një nga më të lumturat, në mos më e lumtura, për Fatma Methasanin dhe partnerin e saj Alfion, pasi ka ardhur në jetë fëmija i tyre i parë.

Ka qenë vetë Alfio që e ka bërë të ditur lajmin, me anë të një postimi në Instagram, ku bashkangjitur me një foto të tij së bashku me Fatmën dhe djalin shkruan se sot ai ka mësuar cfarë është dashuria. Dhe ne e besojmë.

Sot mësova përfundimisht cfarë do të thotë të duash dhe të të duan. Sot mësova përfundimisht cfarë është dashuria. Sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne Noah dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duam shumë shumë!“- shkruan ai, duke na treguar dhe emrin e djalit, pra Noah.

Ndërkohë ai ka postuar dhe këto foto:

Kjo e fundit është fotoja më e bukur që mund të shihni sot vërdallë… Ne i urojmë jetë gjatë dhe të lumtur Noah-s së vogël pranë mami Fatmës dhe babi Alfios! /Blitz.al/

 

Share