Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fatkeqësia që i ndodhi Arminës në aeroport

Fatkeqësia që i ndodhi Arminës në aeroport
July 19
16:35 2016

 

Mbrëmja e kaluar ishte e mbushur me telashe për Armina Mevlanin.

Ajo duhej të ishte nisur në një udhëtim me avion, por fatkeqësisht kishte ndërruar pasaportën me shoqen e saj. Passaporta e Arminës ndodhej tek mikja e saj, kurse pasaporta e shoqes së saj ndodhej në duart e blogger-s. Kjo gjë ka bërë që fluturimi i saj të shtyhet për mëngjesin e sotëm, në orën 4. Dhe një nga gjërat që Armina urren është fluturimi herët në mëngjes.

“Mendoj se dikush më ka mallkuar që të fluturoj këtë mëngjes”, – shkruan Mevlani në një postim në SnapChat.

Shperndaje