Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fashion Icon Awards” shkon për: Beyonce-n

June 07
13:19 2016

...

...
Picture 1 of 5

Mbrëmja e kaluar rezervoi një spektakël të vërtetë për të gjithë të apasionuarit pas modës, të cilët kanë ndjekur ndarjen e çmimeve CFDA Awards (The Council Of Fashion Designers of America).

Surprizë e vërtetë ishte vlerësimi i Beyonce-s me çmimin “Fashion Icon Award” dhe ngjitja në skenë e artistes për të marrë statujën. Ndryshe nga herët e tjera, Bey u ngjit në skenë duke dhënë një fjalim të gjatë dhe i gjithi i dedikuar domethënies që moda ka për të.

Ajo nuk harroi të falënderonte edhe të ëmën dhe dajën e saj, të cilët kanë stiluar kostumet për ish-grupin e famshëm Destiny’s Child, periudhë kur stilistët si Givenchy, Armani, Gucci etj. ishin të papërballueshëm për grupin. Veshur me një kostum të stiluar nga Givenchy, i cili përkujtonte kostumin e Michael  Jackson-it dhe me një kapele të marrë nga “gardëroba” e “The Formation World Tour”, Beyonce tha: “Faleminderit që më mësuat të mos merrja një “jo” për përgjigje. Faleminderit që më treguat si të merrja përsipër rreziqet, të punoja fort dhe të jetoja jetën sipas mënyrës sime”. Ajo ka shtuar: “Kjo për mua është fuqia e vërtetë dhe potenciali i modës. Është një vegël për të zbuluar  vetveten”.

Në mbrëmje nuk ka shkëlqyer vetëm çifti Knowles-Carter, por edhe vajza e vogël, Blue Ivy, e cila parakaloi për herë të parë në një tapet të kuq dhe mund të themi se ishte një fillim i mbarë për 4-vjeçaren.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje