Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fashion Designer-ja e njohur italiane vlerëson look-un e Miriam Canit

Fashion Designer-ja e njohur italiane vlerëson look-un e Miriam Canit
June 25
10:37 2018

Miriam Cani gjithnjë është shfaqur tejet e kuruar në veshje në daljet e saj publike. Por kur veshjen e saj e vlerëson dhe një “fashioniste” e stiliste e njohur, padiskutim që është një kompliment më shumë. Ikona e modës italiane Elisabetta Franchi ka postuar një foto të këngëtares shqiptare në profilin e saj të Instagram-it.

Në foto shfaqet Miriami e veshur me një fund tyl dhe një xhaketë të bardhë me kopsa në pjesën e përparme, të cilën edhe fashion designer-ja e njohur e ka veshur si kombinim. Bëhet fjalë për një veshje të koleksionit të Elisabetta Franchi-t, pranverë-verë 2018.
Këtë veshje Miriami e kishte zgjedhur gjatë intervistës së saj në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, një kombinim ky që këngëtares i shkonte shumë. /Blitz./

al/

Komento
Shperndaje