Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fantazma” që përndjek Chris Brown

“Fantazma” që përndjek Chris Brown
April 18
18:56 2016

7 vite më pas, mesa duket dhuna e ushtruar ndaj Rihanna-s akoma e përndjek këngëtarin e famshëm Chris Brown kudo. Këtë gjë e ka treguar në trailer-in e dokumentarit të tij më të ri, “Welcome To My Life”.

“Shkova nga artisti numër 1 i amerikanëve në njeriun më të urryer të tyre. Jam ndier si një monstër, aq sa kam menduar rreth vetëvrasjes e gjërave të këtij lloji”, – thotë Brown në dokumentar rreth periudhës kur u dënua për sulm fizik e psikologjik ndaj Rihanna-s.

Ai ka shtuar: “Në tërë atë periudhë as nuk kam ngrënë, as nuk kam pirë. Thjesht konsumoja lëndë narkotike dhe kaq”.

Më shumë rreth kësaj ngjarjeje do të mësojmë pas publikimit të “Welcome To My Life”, data e të cilit akoma nuk është bërë e ditur.

 

Chris Brown – Welcome to My Life – Trailer from Riveting Entertainment on Vimeo.

Komento