Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fansja” më e vogël e Albano Carrisi-t

“Fansja” më e vogël e Albano Carrisi-t
September 17
22:04 2016

Këngëtari i njohur i muzikës italiane, Albano Carrisi, sot ka mbajtur koncert në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.  Që prej ditës së djeshme këngëtari ndodhet në Tiranë dhe sot ka zhvilluar një koncert në nderim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme që ka ndodhur kohët e fundit, Shenjtërimi i Nënë Terezës, si edhe të 27-vjetorit të koncertit të parë që dha çifti i këngëtarëve Albano dhe Romina Power (17 shtator i vitit 1989). Të shumtë kanë qenë fansat të cilët kanë dashur ta shohin nga afër artistin e madh të muzikës, por në veçanti një vogëlushe.

Ilva Tare është bërë nënë e një vajze prej pak kohësh dhe sot ajo e ka marrë të bijën të ndjekë nga afër artistin e madh. Në një postim në Instagram, gazetarja ka treguar se ajo dhe vajza e saj, Melody, kanë shkuar të shohin Albanon dhe përgatitjen e koncertit shumë më herët, kur salla ishte ende bosh.

“Erdhëm të shihnim Albanon, por po rregullonin ndriçimin dhe salla ishte thuajse bosh”,- shkruan Ilva në Instagram. Duket se vogëlushes  i pëlqen muzika.

Rikthimi pas 27 vitesh i Carrisi-t në Tiranë është mirëpritur nga shumë fansa të tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje