Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fansi nxjerr nga skena Nicki Minaj

April 09
09:44 2016

Kur dëgjojmë këngët, si “Superbass”, “Starships” apo “Anaconda” mendojmë se askush nuk mund të bëjë rep apo të performojë si Nicki Minaj. Mesa duket e mendojmë gabim.

Koncertin e kaluar, reperja e njohur i ka dhënë mundësinë një fansi të këndonte duke i ofruar mikrofonin e saj, por ajo që ndodhi më pas habiti jo vetëm atë, por gjithë stadiumin.
Djaloshi ka kënduar notat e para në vendin ku ndodhej, por më pas është ngjitur në skenë për të performuar këngën “Bottom’s Up” krejt i vetëm.
Lëvizjet dhe mënyra e tij e të bërit rep ishin aq mahnitëse  dhe aq të papritura, saqë e bënë publikun tërësisht për vete.
Duke parë se skena nuk kishte nevojë më për të,  Minaj u largua nga aty, për të lënë fansin e panjohur të vetëm.

Nuk është hera e parë që Nicki u jep mundësi të pranishmëve në koncerte të këndojnë, pasi ajo e bën këtë gjë pothuajse në çdo koncert, por është hera e parë që një fans arrin ta largojë atë nga skena. Kushedi sa është penduar Minaj!

Komento
Etiketimet
Shperndaje