Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fansat hedhin dyshime: Jo fejesë, por martesë mes Justin Bieber dhe të dashurës modele!

Fansat hedhin dyshime: Jo fejesë, por martesë mes Justin Bieber dhe të dashurës modele!
June 22
18:34 2018

 

 

Pak ditë më parë, në rrjetet sociale dhe mediat e huaja qarkulluan fotot e modeles, Hailey Baldëin, e cila mbante një unazë fejesë në dorë.

Burime pranë modeles thanë se këngëtari kanadez, Justin Bieber dhe Hailey e kishin çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Ama, kjo mbeti në kuadrin e thashethemeve sepse as Justin, as Hailey nuk konfirmuan lajmet e publikuara.

Ndërkohë TMZ shkruan ditën e sotme se unaza në dorën e Hailyt nuk qenka një unazë fejese, por martese.

Bieber ka pozuar pranë një fansi me një unazë në gisht dhe site i njohru shkruan se këngëtari dhe modelja janë martuar në fshehtësi dhe shpejt pritet ta bëjnë publike.

Duke njohur Bieber në të kaluar kjo duket si një lojë, por nuk do të ishte çudi nëse një ditë do t’i shihnim të dy të martuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje