Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fansat e Justin Bieber drejt Buenos Aires-it, në mbështetje të idhullit të tyre

Fansat e Justin Bieber drejt Buenos Aires-it, në mbështetje të idhullit të tyre
May 22
19:40 2016

Justin Bieber ka shkruar në Twitter: “Do të doja shumë të performoja në Argjentinë gjatë turneut tim botëror, por disa kushte ligjore nuk më lejojnë dhe unë nuk mund ta ndryshoj këtë”.

Në vitin 2013 këngëtari i muzikës pop është akuzuar se ka dërguar truprojën e tij për të sulmuar një fotograf jashtë një “clubi” nate në Buenos Aires. Për këtë ai nuk lejohet të performojë në Argjentinë.

Qindra fansa të Justin Bieber ose, siç njihen ndryshe, “Beliebers” kanë marshuar në kryeqytetin e Argjentinës për t’u kërkuar autoriteteve të lejojnë këngëtarin e pop-it të performojë në Amerikën Jugore. Në qendër të Buenos Aires fansat kanë protestuar me pankarta: “Argjentina kërkon Justin” dhe “E drejta për muzikë”.

Një nga protestuesit ka thënë se në qoftë se gjyqtari “ka zemër”, do ta lejojë Justin të performojë në Argjentinë. Ngelet për t’u parë në qoftë se këto kërkesa do të merren parasysh nga autoritetet.

Komento
Etiketimet
Shperndaje